Menduh Thaçi uron besimtarët për Fitër Bajram

Maqedonia

Menduh Thaçi uron besimtarët për Fitër Bajram

Më: 24 maj 2020 Në ora: 12:24
Menduh Thaçi

“Kjo festë karakterizohet me solidaritet dhe devotshmëri, veti të cilat na bëjnë më të fortë për të mos devijuar nga rruga e drejtë dhe besimi duke vazhduar me angazhimet e mëtejshme si dhe me kultivimin e vlerave tona fetare dhe kombëtare.

Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, ua uroj gjithë besimtarëve mysliman Festën e Fitër Bajramit. Uroj që kjo festë të përcillet me dashuri, respekt, solidaritet dhe me mirëqenie ekonomike për ju dhe familjet tuaja.

Me respekt,

Menduh Thaçi
Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat