Shkup në orë policore digjet një lokal me benzinë nga një person i panjohur

Maqedonia

Shkup në orë policore digjet një lokal me benzinë nga një person i panjohur

Më: 24 maj 2020 Në ora: 13:45
Foto Ilustrim

Gjatë orës policore, rreth orës 3:15 në mëngjes, një person i panjohur me benzinë djeg një lokal që ndodhet në pjesën qendror të Shkupit.

Në incizimet nga kamerat e restorantit shihet se si një person me fytyrë të mbuluar vjen nga qendra e Shkupit dhe bazinë në dorë. Ai hedh benzinën në pjesën e jashtme të restorantit, e ndez dhe arratiset.

Zjarri ka bërë dëme dhe janë thyer disa xhama të lokalit. Ekipet kundër zjarrit dhe personat që sigurojnë lokalin kanë ardhur në vendngjarje, por zjarri ishte shuar vetvetiu.

Pronari i lokalit shprehet i pakënaqur nga shërbimet policore dhe ende nuk është bërë kontroll. Ai tashmë po e pret epilogun.

Personi që ka djegur lokalin mund lehtë të identifikohet nga kamerat përreth objekteve tjera, duke marrë parasysh se personi vjen nga institucionet shtetërore siç është Prokuroria Publike dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat