Festa e Bajramit, qytetarët “vërshojnë” tregjet

Maqedonia

Festa e Bajramit, qytetarët “vërshojnë” tregjet

Më: 24 maj 2020 Në ora: 14:05
Tregjet

Një ditë para Fitër Bajramit dhe karantinës 42 orëshe, qytetarët vërshuan tregjet e marketet. Në shumicën e rasteve madje qytetarët nuk respektonin masat për distancë fizike dhe mbajtjen e maskave.

“Po jemi bërë gati për Bajram dhe jemi duke u bërë gati. Pak më ndryshe se vitet tjera por mirë prapë që e sollën atë vendim, më ndryshe është”

“Po kemi blerë diçka, patjetër duhet me marrë”

“Blejmë, patjetër ëmbëlsira, pemë, perime”

“Koronavirusi ka bere që ky Fitër Bajram të mos jetë si vitet tjera. Kjo u reflektua edhe në shit-blerjet e sotme. Ndonëse nuk ishin të paktë qytetarët që bënë përgatitjet e fundit për festën, shitësit na thanë se nuk kanë pasur punë si rëndom”

“Nuk ka qenë si tjera herë, më dobët ka qenë. Kështu si çdo ditë”

“Bajrami e ka të veten, çdokush ka ndarë nga pak. Puna është në rregull në përgjithësi, nuk kemi aq shumë sa vitet tjera por është mirë sërish. Blejnë më shumë domate, kastraveci, speca, patate që t’i kalojnë këto ditë të karantinës.

“Shkaku i pandemisë normal puna është dobësuar, por edhe qytetarët duhet të dalin sepse kanë punë për të kryer për Bajram”

Dyndje kishte edhe para qendrave tregtare, punonjësit e të cilëve mbanin rendin.

“Po, për Bajram, babai na ka sjellë të blejmë rroba. Por nuk po mundemi ta festojmë se do të na fusin në karantinë. Kështuqë duhet të qëndrojmë në shtëpi”

“Javën e fundit të Ramazanit gjithmonë ka rritje të shitjeve, çdo herë plotësohen pritjet. Mirëpo për shkak të Koronavirusit nuk ka pasur edhe aq sa ka qenë e pritur, është normale”.

Qytetarët këtë Fitër Bajram do ta kalojnë në shtëpi. Qeveria dje vendosi që ndalesa e lëvizjes për qytetarët të fillojë nga dita e diel në orën 11 deri të martën në 5 të mëngjesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat