Rasti ’27 prilli’ të mërkurën në Gjykatën e Apelit – Shkup

Maqedonia

Rasti ’27 prilli’ të mërkurën në Gjykatën e Apelit – Shkup

Më: 24 maj 2020 Në ora: 14:50
Rasti ’27 prilli’

Siç njoftojnë nga Gjykata e Apelit, Seanca publike gjyqësore për rastin ’27 prilli’ është caktuar javën e ardhshme, të mërkurën, të enjten dhe të premten.

Për shkak të coronavirusit, seanca do të mbahet në sallën e madhe ceremoniale në Gjykatën e Lartë.

Së pari, seanca u caktua më 18, 19 dhe 20 mars, por e njëjta u anulua për shkak të coronavirusit.

Para Gjykatës së Apelit të dënuarit dhe avokatët e tyre do t’i arsyetojnë ankesat e tyre për dënimet.

Në këtë lëndë u përfshinë 33 persona, por 15 prej tyre u amnistuan me ligjin që Kuvendi e miratoi në vitin 2018. Të tjerët përveç Igor Durllovskit u dënuan me 211 burgim. Dënim më të madh mori ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat