Janushev: KSHZ dha mendim ku theksohet se nevojiten 35-50 ditë për zbatimin e zgjedhjeve

Maqedonia

Janushev: KSHZ dha mendim ku theksohet se nevojiten 35-50 ditë për zbatimin e zgjedhjeve

Më: 24 maj 2020 Në ora: 17:42
Igor Janushev

Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev në emisionin ‘Detektor’ theksoi se KSHZ ka dhënë mendimin se ju nevojiten minimum 35-50 ditë për t’i mbajtur zgjedhjet.

“Mendimi i KSHZ-së nuk është mendim i një njeriu që mund mund apo nuk mund të simpatizojë një parti tv caktuar. Ky mendim s’është i një personi, ky mendim është i gjithë anëtarëve të KSHZ-së që ishin të pranishëm te presidenti Pendarovski”, tha Janushev.

Ai tha se KSHZ-ja te presidenti Pendarovski ka biseduar dhe kanë konluduar se ju nevojiten 30-50 ditë për t’u përgatitur për zgjedhje.

“Afati minimal është 35 ditë, ndërsa afati maksimal diku rreth 50 ditë”, tha Jnaushev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat