Maqedoni, mbyllja e shkollave dëmtoi transportuesit e nxënësve

Maqedonia

Maqedoni, mbyllja e shkollave dëmtoi transportuesit e nxënësve

Më: 24 maj 2020 Në ora: 20:04
Foto

Autobusët mbetën të papërdorur që nga përhapja në masë të madhe e virusit korona në vend. Me vendim të qeverisë për ndalimin e transportit ndër urban, stacioni i autobusëve në Shkup ka punuar vetëm me 10% të kapacitetit. Por, edhe në ato pak linja që funksionojnë, janë të kufizuara nga ora policore. Vendimi tjetër për ndalimin e shkollave, ka thyer në mes edhe agjencitë private që ishin të kontraktuara për të transportuar nxënësit nëpër shkollat publike.

Kriza e pandemisë ka prekur rëndë transportuesit e pasagjerëve, thonë nga shoqata e transportuesve të pasagjerëve. Sipas kreut të tyre dëmet financiare janë të mëdha, pasi që këto firma të vogla dhe të mesme paguhen vetëm për ditët që kanë transportuar nxënësit. Jovan Mateniçarski tha se në kontratat me komunat përkatëse pagesa u bëhet në varësi të distancës nga 50 deri në 100 denarë për çdo nxënës në ditë, por faturat do të jenë vetëm deri më 10 mars.

Procedurat tenderuese shumicës së transportuesve iu skadojnë më 10 qershor, kurse në procedurat e ardhshme sigurisht që do të merren parasysh edhe këto masa nëse nga shtatori do të publikohen tenderët e rinj duke saktësuar me çfarë protokolli do të punohet gjatë pandemisë së virusit Korona. Sigurisht që do të kërkojmë, të paktën vozitjen me gjysmën e pasagjerëve ose 50% e kapacitetit- deklaroi Jovan Mateniçarski, Shoqata e transportuesve të pasagjerëve.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk na dhanë një shifër të saktë se sa buxhet shpenzohet vetëm për transportin e nxënësve të ndala nëpër komunat e gjithë vendit. Nga ky dikaster na thanë se paratë nga bllok dotacionet lëshohen në bazë mujore, dhe mjetet e destiunara për transport do të mbeten të pa shfrytëzuara, në arkën e shtetit. Për të mos falimentuar këto agjenci, ndihma e vetme iu mbetet subvencionimi i pagave për të punësuarit në nivelin e pagës minimale dhe kredi pa kamat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat