Struga dhe Ohri, alternativë e rajonit për pushime verore

Maqedonia

Struga dhe Ohri, alternativë e rajonit për pushime verore

Më: 24 maj 2020 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Punonjësit turistik kërkojnë që hotelet në Ohër dhe Strugë t’i ulin çmimet e prenotimeve që të tërheqin sa më shumë vizitorë gjatë verës. Në këtë mënyrë do të zbuteshin humbjet e mëdha financiare për shkak të numrit të ulët të turistëve të huaj. Disa agjenci në Serbi po e ofrojnë Ohrin si alternativë, duke marrë parasysh dilemat nëse gjatë verës do të mund të udhëtohet në Greqi.

“Ata tashmë kanë njoftuar për disa turne për muajin korrik dhe gusht. Ata pyetën për çmimet e hoteleve. Ua dhamë çmimet e hoteleve. Nga Mali i Zi gjithashtu ka njoftime për arritjen e mysafirëve. Thjesht po presim që të hapen kufijtë … – deklaroi Vlado Sukloski – pronar i agjencisë turistike.

Nga Shoqata e Hotelierëve ende nuk e dinë se për sa do të ulen çmimet.

““Me të gjitha ndodhitë gjatë këtij viti, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, mendojmë se çmimet do të ulen me një përqindje të caktuar. Nëse dikush mund të shesë më shtrenjtë se çmimi që e ka vendosur, më mirë për të … – deklaroi Krste Blazheski – Kryetar i HOTAM.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, numri i turistëve në mars në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka rënë për 67%. Siç pritej, rënia është më e madhe për sa i përket fluksit të turistëve të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat