Maqedoni, vazhdon të vlejë pushimi i paguar i lindjes deri në përfundimin e masave të përkohshme

Maqedonia

Maqedoni, vazhdon të vlejë pushimi i paguar i lindjes deri në përfundimin e masave të përkohshme

Më: 27 maj 2020 Në ora: 18:54
Foto Ilustrim

Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, Qeveria sot solli Dekret me fuqi ligjore për zbatimit e Ligjit për marrëdhëniet e punës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, në të cilin me nenin 4 është paraparë që mungesa nga puna e punonjëses për shkak të shtatzënisë, lindje ose birësimit, të vazhdojë të vijojë, ndërsa me këtë edhe kompensimi i pagës të vazhdojë të paguhet deri në skadimin e kohëzgjatjes së masave të përkohshme.

Sipas këtij vendimi, secila punonjëse të cilës i ka përfunduar mungesa nga puna për shkak të shtatzënisë, lindjes ose birësimit pas shpalljes së gjendje së jashtëzakonshme (18 mars 2020), ka të drejtë të vazhdojë mungesën nga puna dhe me këtë vazhdon ta shfrytëzojë kompensimin e pagës.

Mungesa, sipas njoftimi, mund të shfrytëzohen derisa zgjasin masat e përkohshme dhe nuk lidhet me gjendjen e jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat