Maqedoni, vendimi për kthimin në punë nga 1 qershori nuk vlen për të sëmurët kronik dhe prindërit me fëmijë deri në 10 vjeç

Maqedonia

Maqedoni, vendimi për kthimin në punë nga 1 qershori nuk vlen për të sëmurët kronik dhe prindërit me fëmijë deri në 10 vjeç

Më: 27 maj 2020 Në ora: 22:31
Maqedoni

Vendimi i qeverisë nga seanca e 57-të e djeshme për t’u kthyer në punë nga 1 qershori nuk vlen për të sëmurët kronikë dhe prindërit që kanë fëmijë deri në moshën 10 vjeçe, ose fëmijë të moshës parashkollorë.

Sipas vendimit të Qeverisë, nga 1 qershori i këtij viti, nuk vlejnë më konkluzionet me të cilat kategori të ndryshme të punonjësve lirohen mbi baza të ndryshme nga kryerja e rregullt dhe aktuale e veprimtarive të punës, siç janë
referimi për punë nga shtëpia, udhëtimi për punë në qytetin e Shkupit, organizimi i procesit me rotacione dhe masa dhe rekomandime të tjera të ngjashme, kumtoi pres shërbimi i qeverisë.

Ky vendim do të shoqërohet me një protokoll të përshtatshëm për punë, veprim dhe sjellje në vendin e punës që u referohet kushteve hapësinore, distancës fizike në punë dhe hapësirave të tjera, mbajtjes së pajisjeve mbrojtëse personale dhe të ngjashme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat