Janevski: Disa anëtarë të së njëjtës familje mund të marrin vauçer 6.000 denarë për pushimet verore

Maqedonia

Janevski: Disa anëtarë të së njëjtës familje mund të marrin vauçer 6.000 denarë për pushimet verore

Më: 28 maj 2020 Në ora: 10:13
Ljupço Janevski

Sipas masës së tretë ekonomike të publikuar nga Qeveria disa anëtarë të së njëjtës familje mund të marrin vauçer prej 6.000 denarë për pushimet verore, tha kreu i Agjencisë për Mbështetje dhe promovimin e turizmit, Ljupço Janevski, në emisionin “Magazina Ekonomike” në “Alsat”.

“Çdo individ që plotëson kushtet për të marrë një vauçer veror në Maqedoni, mund të marrë ndihmën e shpallur qeveritare në vlerë prej 6.000 denarëve, plus 3.000 denarë pagese, pavarësisht nëse janë anëtarë të së njëjtës familje” tha Janevski.

Siç tha ai, vauçerët në vlerë prej 6.000 denarëve, mund të përdoren vetëm në objektet e akomodimit të kategorizuara dhe hotelet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat