Maqedoni, 461 persona kanë shkelur masën për mbajtjen maskave mbrojtëse

Maqedonia

Maqedoni, 461 persona kanë shkelur masën për mbajtjen maskave mbrojtëse

Më: 28 maj 2020 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të kaluara, 70 personave iu dhanë vendime për izolim, ndërsa 62 persona nënshkruan deklarata për vetizolim, informojnë nga Ministria e Brendshme.

Policia gjatë 24 orëve të kaluara ka kryer inspektime të personave në izolim dhe vetizolim, ndërsa janë regjistruar dy persona që nuk kanë respektuar masën e izolimit.

Gjithashtu, janë regjistruar 461 shkelje në lidhje me masën për mbajtjen e obligueshme të pajisjeve mbrojtëse personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat