Tre viktima dhe 38 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Maqedonia

Tre viktima dhe 38 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Më: 28 maj 2020 Në ora: 13:28
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi 16 pacientë të shëruar: Shkup-1, Kumanovë-1, Prilep-4, Veles-9, Manastir-1.

Kanë ndërruar jetë dy nga Tetova. Një pacient 74-vjeçar ndërroi jetë në Klinikën për Sëmundje Infektive, ndërsa një pacient 57-vjeçar ndërroi jetë në spitalin “8 Shtatori”. Gjithashtu edhe një pacientë nga Shkupi (53) ka ndërruar jetë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 560 teste, ndërsa janë regjistruar 38 raste të reja me Covid-19: Shkup-24, Kumanovë-4, Shtip-4, Tetovë-3, Manastir-1, Negotinë-2.

Numri i përgjithshëm i të diagnostfikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 2.077.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat