Osmani: 5 korriku data e mundshme për zgjedhje

Maqedonia

Osmani: 5 korriku data e mundshme për zgjedhje

Më: 28 maj 2020 Në ora: 15:05
Bujar Osmani

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, sot deklaroi se partitë i kanë përafruar qëndrimet sa i përket datës se zgjedhjeve.

Ai tha se partitë po sillen diku rreth datës 5 korrikut si një datë e mundshme për zgjedhje.

Dallimi nuk është aq i madh mes partive politike, është diku rreth 10-15 ditë në mes dy ekstremeve sa i takon propozimeve për datën. Ashtu që 5 korriku mund të jetë një datë në të cilën mund të takohemi të gjithë” tha Bujar Osmani.

Ndryshe, pritet që në takimin e radhës të liderëve të caktohet data përfundimtare e zgjedhjeve.Ndërsa ka pasur edhe kontakte përmes telefonit nga kryetarët e partive politike në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat