Adhuruesit e librit presin hapjen e bibliotekave

Maqedonia

Adhuruesit e librit presin hapjen e bibliotekave

Më: 28 maj 2020 Në ora: 15:22
Biblioteka

“Një bibliotekë në Romë të Italisë ofron shërbim online të librave. Vetëm i rezervojnë dhe iu bëhet dërgesa deri në shtëpi. Ky rast më preku dhe erdha të pyes mos ndoshta ka ndonjë organizim të tillë edhe tek ne. Lexuesit tanë e kanë numrin e telefonit dhe mund të bëjnë porosi cilat libra i duan që t’i bëjmë gati, mos të kemi kontakt të gjatë. Por kjo do të bëhet vetëm kur të fillojmë me punë”.

Bibliotekat u mbyllën nga 11 marsi, ndërsa që nga 11 maji po përgatiten për të filluar punën me lexues.

Pikërisht kur ka qenë nevoja më e madhe për ta pasur librin më afër vetes, shkaku i gjendjes, ka munguar tek ne. Ne si lexues na ka prekur gjendja e bibliotekës që ka qenë mbyllur, nuk kemi pasur mundësi të huazojmë libra – tha Ibadete Çelebi, lexuese.

Në këtë kohë kur ka pasur shumë nevojë për librin, ne kemi qenë të mbyllur dhe është një gabim i madh. Është mendimi im personal, sepse kur njerëzit janë të mbyllur, libri ua hap horizontin dhe izolimin më lehtë do ta kalonin -deklaroi Adije Shehu Destanoviç, bibliotekiste.

Nga Ministria e Kulturës thonë se po përgatisin protokol për hapjen e institucioneve kulturore, të cilin për dy-tre ditë do ta dorëzojnë tek komisioni për sëmundje infektive. Shpresojnë që pas mendimit nga komisioni, menjëherë të fillojë hapja e bibliotekave, galerive, muzeve dhe teatrove, kuptohet duke respektuar masat për mbrojtje nga COVID 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat