Maqedoni: Data e zgjedhjeve dhe vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme akoma të paqarta

Maqedonia

Maqedoni: Data e zgjedhjeve dhe vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme akoma të paqarta

Më: 29 maj 2020 Në ora: 09:23
Oliver Spasovski

Këshilli i Sigurisë të shtunën në mesditë në vilën presidenciale Vodno do të vendos për vazhdimin eventual të gjendjes së jashtëzakonshme. Të shtunën, madje është dita e fundit kur skadon gjendja e tretë dyjavore e jashtëzakonshme të cilën e shpalli presidenti Stevo Pendarovski më 15 maj.

Pendarovski, siç konfirmuan për AIM nga kabineti i shefit të shtetit, do të thirr Këshillin e Sigurisë, pra të shtunën, pa dallim nëse do të ketë kërkesë të re nga Qeveria për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme.

Kryeministri Oliver Spasovski dje deklaroi se Qeveria deri në fund të javës do të vendosë nëse do të kërkohet gjendje e re e jashtëzakonshme e cila, siç tha, është e nevojshme para se gjithash për zbatimin e masave ekonomike.

“Nëse kemi nevojë në bazë të analizave se duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme edhe ndonjë ditë për përballjen me pasojat ekonomike, këtë do ta bëjmë dhe kur do të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme, pas 22 ditëve do të mbahen zgjedhjet”, theksoi Spasovski pas vizitës në Karbinci.

Partitë, ende janë pa marrëveshje për datën e zgjedhjeve. Nuk ka paralajmërim për takim të ri të liderëve te presidenti Stevo Pendarovski, prejse në dy takimet paraprake nuk ishte arritur marrëveshje për terminin e përballjes zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat