Ende nuk ka datë për zgjedhje, nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë

Maqedonia

Ende nuk ka datë për zgjedhje, nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë

Më: 29 maj 2020 Në ora: 12:37
Këshilli i Sigurisë

Këshilli i Sigurisë të shtunën në mesditë në vilën presidenciale Vodno do të vendos për vazhdimin eventual të gjendjes së jashtëzakonshme.

Të shtunën, madje është dita e fundit kur skadon gjendja e tretë dyjavore e jashtëzakonshme të cilën e shpalli presidenti Stevo Pendarovski më 15 maj.

Pendarovski, siç konfirmuan për MIA-n nga kabineti i shefit të shtetit, do të thirr Këshillin e Sigurisë, pra të shtunën, pa dallim nëse do të ketë kërkesë të re nga Qeveria për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme.

Kryeministri Oliver Spasovski dje deklaroi se Qeveria deri në fund të javës do të vendosë nëse do të kërkohet gjendje e re e jashtëzakonshme e cila, siç tha, është e nevojshme para se gjithash për zbatimin e masave ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat