Filipçe: Nuk përjashtojmë mundësin e kthimit të masave restriktive në disa komuna të caktuara, përfshi edhe karantinën

Maqedonia

Filipçe: Nuk përjashtojmë mundësin e kthimit të masave restriktive në disa komuna të caktuara, përfshi edhe karantinën

Më: 29 maj 2020 Në ora: 14:01
Venko Filipçe

Ministri i shëndetësie gjatë konferencës së sotme u shpreh se nuk përjashtohet mundësia që në disa komuna ku është shënuar rritje e numrit të të prekurve nga koronavirusi që sipas tij vjen si rezultat i mosrespektimit të masave për mbajtjen e maskave dhe distancës sociale, të mund të kthehen masat restriktive.

Ai gjatë konferencës përmendi komunat si ajo e Sarajit, Çairit, Gazi Babës dhe Aerodromit.

Filipçe deklaroi se nuk përjashtohet mundësia që të vendosen sërish masa kufizuese, duke përfshirë edhe karantinën, në disa komuna të caktuara.

Ai gjatë konferencës përmendi komunat si ajo e Sarajit, Çairit, Gazi Babës dhe Aerodromit.

Ai gjithashtu theksoi se në Tetovë, Veles dhe disa vende tjera është duke u bërë monitorim i veçantë i situatës me coronavirusin.

Filipçe tha se në Tetovë është vërejtur numër i lartë i mosrespektimit të masës së izolimit dhe vetizolimit dhe mosmbajtjes së maskave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat