Në Shtip 130 persona janë në izolim pasi që kanë kontaktuar të infektuarit në fabrikën e tekstilit

Maqedonia

Në Shtip 130 persona janë në izolim pasi që kanë kontaktuar të infektuarit në fabrikën e tekstilit

Më: 29 maj 2020 Në ora: 22:27
Foto ilustrim

Ka raste të reja të të infektuarve me coronavirus në Shtip. Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar katër raste të reja, dy prej tyre janë punëtorë tekstili nga fabrika e veshjeve, e cila është mbyllur prej tre ditësh. 17 punonjës janë infektuar atje, dhe fabrika është e mbyllur.

Në Shtip, mbi 130 qytetarë që kanë kontaktuar punëtorët e tekstilit të infektuar janë vendosur në vetizolim shtëpiak, sipas të dhënave të Qendrës për Shëndet Publik.

Kryetari i Komunës së Shtipit, Blagoj Boçvarski në konferencën e sotme për shtyp theksoi se është ende herët për të ndezur alarmin për marrjen e masave më rigoroze në territorin e Komunës së Shtipit.

Boçvarski tha se ky numër do të rritet në ditët në vijim në mënyrë që të izolohen të gjitha kontaktet e punëtorëve të infektuar të tekstilit dhe të mos përhapen virusin. Në izolim janë një numër i madh i punonjësve në konfeksionin e tekstilit, e cila është e mbyllur, dhe në izolim është pronari i kompanisë.

“Këtë mëngjes kemi kontaktuar me disa pronarë të dyqaneve të veshjeve, për të cilat tashmë janë bërë analiza dhe listat e punonjësve u janë dhënë epidemiologëve dhe institucioneve tona, në mënyrë që të komunikojnë dhe telefonojnë ata dhe të shohin se ku është komunikimi dhe ku do të ndalet ai komunikim. Është përcaktuar saktësisht se kush janë ato kompani dhe me cilën transport kanë lëvizur”, tha Boçvarski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat