Gjendja e jashtëzakonshme vazhdohet edhe për 14 ditë

Maqedonia

Gjendja e jashtëzakonshme vazhdohet edhe për 14 ditë

Më: 30 maj 2020 Në ora: 14:24
Ilustrim

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë në Maqedoninë e Veriut është sjell vendim për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 14 ditë të tjera.

Këtë e bëri publike vetë presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski, menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

“Vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme është marrë me qëllim që t’i mundësohet Qeveris që më lehtë dhe më mirë bashkë me institucionet shëndetësore të mund të përballen me pandeminë, dhe kjo nuk ka kurrfarë lidhje me datën për mbajtjen e zgjedhjeve”, deklaroi Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat