Qeveria e Maqedonisë miratoi protokoll për kopshtet, fakultetet, shkollat fillore dhe të mesme

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë miratoi protokoll për kopshtet, fakultetet, shkollat fillore dhe të mesme

Më: 30 maj 2020 Në ora: 18:41
Foto ilustrim

Qeveria në seancën e sotme, miratoi Vendim për plotësim të Vendimit për masat për parandalimin e Kovid-19, si dhe një protokoll për aktivitet në institucionet për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, protokoll për përcaktimin e procedurës për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë, për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme në vitin 2020/2021, protokoll për Shkollën e mesme Matematiko-Informative gjatë dhënies së provimit pranues të nxënësve në vitin shkollor 2020/2021, si dhe një protokoll për përcaktimin dhe veprimin e institucioneve të arsimit të lartë publike dhe private, gjegjësisht njësitë në përbërjen e tyre, gjatë realizimit të provimeve dhe dhënien e provimeve në ambientet e institucioneve të arsimit të lartë (publike dhe private).

“Aktivitetet, mënyra e punës dhe kushtet në lidhje me procesin arsimor në të gjitha institucionet për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve – kopshtet dhe qendrat për zhvillimin e hershëm të fëmijëve përcaktohen dhe zhvillohen me
respektimin e detyrueshëm të Protokollit për aktivitete në institucionet për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Komisioni për sëmundje infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, që është dhënë në Shtojcën numër 9 dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi”, theksojnë nga Qeveria.

Aktivitetet, mënyra e punës dhe kushtet të ndërlidhura me procedurën e regjistrimit të nxënësve në klasën e parë në shkollat fillore dhe në vitin e parë në shkollat e mesme për vitin shkollor 2020/2021 përcaktohen dhe zhvillohen
me respektimin e detyrueshëm të Protokollit për përcaktimin e procedurës së regjistrimit të nxënësve në klasën e parë në shkollat fillore nga Komisioni për sëmundje infektive në Ministrinë e Shëndetësisë dhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e cila është dhënë në Shtojcën numër 10 dhe Protokollin për veprimin e shkollave të mesme gjatë regjistrimit të nxënësve në vitin e parë në vitin shkollor 2020/2021 e cila është dhënë në Shtojcën numër 11 dhe janë pjesë përbërëse e këtij vendimi.

Sipas Qeverisë, aktivitetet, mënyra e punës dhe kushtet të ndërlidhura me veprimet e Shkollës së mesme Matematiko-Informative gjatë provimit pranues të nxënësve në vitin shkollor 2020/2021 përcaktohen dhe vijojnë me respektimin e detyrueshëm të Protokollit për gjimnazin Matematiko-Informatik gjatë dhënies së provimit pranues të studentëve në vitin shkollor 2020/2021 nga Komisioni për sëmundje infektive dhe Ministria e Shëndetësisë dhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, që është dhënë në Shtojcën numër 12 dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi.

“Aktivitetet, mënyra e punës dhe kushtet që ndërlidhen me kryerjen e provimeve në ambientet e institucioneve të arsimit të lartë publik dhe privat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përkatësisht njësitë në përbërje të të njëjtave përcaktohen dhe zhvillohen me respektimin e detyrueshëm të Protokollit për përcaktimin dhe veprimin e institucioneve të arsimit të lartë publike dhe private, përkatësisht në përbërje të të njëjtave gjatë mbajtjes së provimeve nga Komisioni për sëmundje infektive në Ministrinë e Shëndetësisë dhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e cila është dhënë në Shtojcën numër 13 dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi”, njofton shërbimi
qeveritar për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat