Spasovski: 5 korriku, data e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve

Maqedonia

Spasovski: 5 korriku, data e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve

Më: 31 maj 2020 Në ora: 12:20
Foto Ilustrim

Pas vazhdimit të gjendjes së jashtëzakonshme, Oliver Spasovski në cilësinë e nënkryetarit të LSDM-së dhe bartësit të listës në Njësinë Zgjedhore numër 2, sot zhvilloi një takim me qytetarët e Kumanovës, duke nisur kështu fushatën parazgjedhore.

Ai me këtë rast tha se 5 Korriku duhet të jetë data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Pas vazhdimit 14 ditor të gjendjes së jashtëzakonshme, sipas dyshit të LSDM-së, do të rrjedhin 22 ditë afat ligjor deri në ditën e zgjedhjeve me 5 Korrik.

Këto aktivitete socialdemokratët i zhvilluan në Kumanovë në kudër të takimit koordinativ të kandidatëve për deputetë të Njësisë zgjedhore numër 2. Fletushka partiake krahas Spasovskit, shpërndau edhe kandidatja Sanja Llukarevska, e cila aktualisht është në krye të Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat