Rezervat e ujit, të mjaftueshme për verën në Shkup

Maqedonia

Rezervat e ujit, të mjaftueshme për verën në Shkup

Më: 31 maj 2020 Në ora: 15:05
Foto Ilustrim

Moti kryesisht me lagështi gjatë kësaj periudhë ka bërë që banorët e Shkupit të kenë rezerva të mjaftueshme të ujit për pije. Sasia e akumuluar në burimet Rashçe 1 dhe Rashçe 2 është e mjaftueshme për furnizim me ujë të pijshëm të të gjithë territorit të kryeqyteti, pa pasur nevojë për aktivizim të 7 puseve rezervë. Drejtori për Kontroll sanitarë, Zoran Bozhinovski, thotë se ujit i bëhen analiza në bazë ditore. Më shfaqjen e virusit korona, si masë parandaluese, Bozhinovski thotë se kanë shtuar sasinë e klorit, nga 0.3 miligramë për litër, në 0.4 për miligramë për litër.

Viti i kaluar ishte i thatë dhe dimri ishte i thatë, dhe përkohësisht u përdoren puset, por për momentin Rashçe 1 dhe 2 i plotësojnë nevojat e qytetit të Shkupit. 06:25 Këtë vit, duke pasur parasysh se mund të përsëritet viti i thatë dhe i kemi përgatitur të gjitha kapacitet, të verifikuara, të testuara, me të gjitha raportet shëndetësore – tha Zoran Bozhinovski- drejtor i kontrollit sanitar.

Vendi këtë vit ka edhe rezerva të mjaftueshme të ujit për prodhimin e energjisë elektrike. Këtë e konfirmojnë nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut.

Prodhimi energjisë elektrike nga hidroelekranat është më intensitet të zvogëluar, para së gjithash për shkak se kishte dimër të lagësht dhe zvogëlim të pazarit të energjisë elektrike. Kjo do të thotë se akumulimet janë të qëndrueshme dhe kjo do të thotë se në periudhën në vazhdim do t’i përdorim në bazë të kërkesave nga konsumatorët – u shpreh Vasko Kovaçevski- drejtor Elektranat e M. së Veriut.

Edhe pse pranvera në shumë vende evropiane ka sjellë sasi të mëdha shiu për këtë kohë të vitit, parashikimi është se vera do të jetë plotësisht ose kryesisht e thatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat