Kreshnik Bekteshi: BDI nuk ndryshon qëndrimin që zgjedhjet duhet të dakordohen me konsensus

Maqedonia

Kreshnik Bekteshi: BDI nuk ndryshon qëndrimin që zgjedhjet duhet të dakordohen me konsensus

Më: 31 maj 2020 Në ora: 15:28
Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekonomisë nga radhët e BDI-së sot përsëriti se BDI në mënyrë parimore mbetet në qëndrimin se data për zgjedhjet duhet të merret me konsensus.

“Jemi të gatshëm edhe javën e ardhshme të shkojmë në zgjedhje, por duhet të kemi parasysh rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive. Duhet t’i ndjekim rekomandimet e epidemiologëve”, tha Bekteshi.

Ai tha se se opinioni do të informohet për qëndrimin e partisë nëse ka takim lidersh.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri teknik Oliver Spasovski deklaroi se kjo gjendje e jashtëzakonshme është e fundit dhe se zgjedhjet do të mbahen më 5 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat