Mickoski thotë se është në komunikim me përfaqësues të kabinetit të Pendarovskit dhe qeverisë

Maqedonia

Mickoski thotë se është në komunikim me përfaqësues të kabinetit të Pendarovskit dhe qeverisë

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 17:38
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot në ‘Facebook’ shkroi se është në komunikim me përfaqësues të Qeverisë dhe kabinetit të Pendarovskit, për shkak të numrit të të infektuarve me coronavirus.

“Sot kam komunikim me disa funksionarë në Qeverinë e Spasovskit dhe me presidentin Pendarovski. I shqetësuar për ngjarjet e daljes së pandemisë nga kontrolli. Duhet të demonstrohet seriozitet dhe të merren vendime që do të thonë mbrojtje e shëndetit të qytetarëve”, shkruan Mickoski.

Sa i përket konferencë për shtyp të kreu të LSDM-së, Mickoski thotë ka shumë për t’u folur, por ditën e sotme nuk do ta përdor për konflikte shtesë për t’i shqetësuar qytetarët.

“Punët janë shumë më serioze. Kemi të hënë të zezë, po infektohen shumë njerëz, shumë vdesin, dhe unë nuk e di si në mënyrë të qetë flen ky njeri dhe si bën se asgjë nuk ka ndodhur dhe aktron normalitet”, shkruan Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat