Policët në Maqedoni festë gjatë pandemisë, arrestohen shtatë prej tyre

Maqedonia

Policët në Maqedoni festë gjatë pandemisë, arrestohen shtatë prej tyre

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 12:41
Foto

Disa pjesëtarë të Policisë së Maqedonisë mbrëmë janë arrestuar në fshatin Kuklica të Kratovës, pasi janë kapur duke festuar me muzikë dhe zhurmë të lartë.

Siç njofton A1on, policët janë denoncuar nga banorët e fshatit, të cilëve ju ka penguar zhurma e madhe dhe të cilët kanë qenë të revoltuar nga MPB, prej ku thonë se nuk kanë kuadër për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.

Bëhet fjalë për shtatë pjesëtarë të MPB-së, të cilët në vend se ta zbatojnë, e kanë shkelur ndalesën për grupim.

Mësohet se në këtë festë të policëve, kanë qenë 15 persona, të cilët i kanë rezistuar arrestimit dhe si pasojë është angazhuar edhe Njësiti për vendosje të shpejtë.

Ata me pranga janë dërguar në stacion policor, ndërsa për këtë rast është njoftuar edhe Prokuroria, e cila tani do të duhet të veprojë për procedurat e mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat