Taravari: Situata me koronavirusin po del nga kontrolli, Maqedonia ka vdekshmërinë më të madhe nga i gjithë rajoni bashkërisht

Maqedonia

Taravari: Situata me koronavirusin po del nga kontrolli, Maqedonia ka vdekshmërinë më të madhe nga i gjithë rajoni bashkërisht

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 12:42
Arben Taravari

Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe i cili poashtu është edhe mjek, Arben Taravari në intervistën e tij për ‘Euronews’ tha se gjendja me coronavirusin në Maqedoni po del nga kontrolli.

Ai tha Maqedonia ka vdekshmërinë më të madhe nga i gjithë rajoni bashkërisht.

“Në Maqedoni, vdekshmëria në 100.000 banorë është 5.9, që do të thotë më shumë se Shqipëria, Kosova, Greqia dhe Mali i Zi bashkërisht. Nëse i bashkojmë bashkërisht këto shtete, nuk do të kenë mortalitet si Maqedonia”, tha Taravari.

Sipas tij, në ditët e fundit, pa përfunduar vala e parë vazhdoi vala e dytë e virusit.

“Vala e dytë vazhdon pa përfunduar vala e parë, edhe pse pritjet ishi se do të ulet numri i të infektuarve ashtu si te shtetet përreth. Nëse mblidhni numrin e të infektuarve të rinj  nga Kroacia, Mali i Zi, Bullgaria, Kosova, Shqipëria, Greqia ishte sa gjysma e të infektuarve në Maqedoni”, tha Taravari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat