Bujar Osmani: Gjendja e jashtëzakonshme duhet të përdoret për fokus maksimal në shëndetësi

Maqedonia

Bujar Osmani: Gjendja e jashtëzakonshme duhet të përdoret për fokus maksimal në shëndetësi

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 15:02
Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, Bujar Osmani thotë se këto dy javë duhet të përdoren për fokus maksimal në shëndetësi por edhe si komunikim mes partive politike, në mënyrë që të arrihet konsensusi për datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Ai në vizitën e tij në Shtip tha se këto dy javë të gjendjes së jashtëzakonshme partitë duhet të funksionojnë nën trysninë a afateve.

“Ka kohë që gjatë gjendjes së jashtëzakonshme ta vazhdojmë komunikimin për të arritur konsensus”, tha Osmani.

I pyetur për protokollet për zgjedhje dhe si do të votohet në ditën e zgjedhjeve, Osmani tha se këtë e miraton komisioni.

“Ata kanë përgatitur dokument që kanë dorëzuar. Megjithatë ne do të shohim si do të shkojnë trendet gjatë kësaj periudhe dhe do ta adaptojmë”, tha Osmani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat