Milloshovski: Bisedimet për zgjedhje të vazhdojnë në bazë të parametrave shëndetësorë

Maqedonia

Milloshovski: Bisedimet për zgjedhje të vazhdojnë në bazë të parametrave shëndetësorë

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 15:03
Antonio Milloshoski

Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE-ja në konferencën e sotme për shtyp theksoi se është e pahijshme që në këto momente kur kemi numrin më të madh me raste të reja me Covid-19 në rajon, të mendojmë për zgjedhje.

Sipas tij, në vend të zgjedhjeve, i gjithë potenciali duhet të vihet në interes të tejkalimit të pandemisë dhe vënjes nën kontroll të numrit të të sëmurëve dhe të vdekurve.

“VMRO-DPMNE-ja si parti dhe organizatë është gjithmonë e gatshme për zgjedhje, por në këtë moment, për dy ose tre javët e ardhshme është më së miri për të gjithë vendin që të sigurojë të gjitha resurset në dispozicion, për të shtypur pandeminë dhe për të zvogëluar numrin e të infektuarve dhe numrin e të vdekurve. Ndërsa sa i përket përcaktimit të datës për mbajtjen e zgjedhjeve, është vërtet e pahijshme në kohë kur ne kemi numrin më të madh të të infektuarve në rajon, të ofrojmë datë. Do të dëshironim të vazhdojë dialogu politik me të gjitha partitë e tjera politike bazuar në parametrat shëndetësor”, tha Milososki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat