Kostadinov: OBRM-PDUKM rrezikon sistemin dhe shëndetin - Bota Sot
Kostadinov: OBRM-PDUKM rrezikon sistemin dhe shëndetin

Maqedonia

Kostadinov: OBRM-PDUKM rrezikon sistemin dhe shëndetin

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 15:35

Nëpërmjet një konference për shtyp, zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadiov tha se “ministri teknik nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Naqe Çulev vazhdon me sjelljen e tij joserioze dhe të papërgjegjshme”.

Çulev, sipas Kostadinov, nuk është i aftë të vendos rend në MPB dhe as në shtet.

“Shembulli i fundit është shkelja e mbrëmshme e ndalesës për mbledhje të 7 policëve të afërt me Çulevin dhe Mickoskin”., tha Kostadinov.

Ai shtoj se në vend që të respektohen masat, policët e Çuelv në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë shkelur ndalesën dhe me këtë e kanë shkelur nenin 206 të Kodit Penal.

Kostadinov në konferencë për shtyp publikoi edhe fotografi të policëve me zyrtarë të OBRM-PDUKM që shkelin ndalesën për grupime, duke përfshirë Mickoskin, Çulevin dhe Janushevin.

“Këte raste rrënojnë besimin në polici dhe në MPB. Në vend të sigurimit të masave, Çulev keqpërdori policët për spote propaganduese. në vend të rendit dhe disiplinës, ai tha se policia nuk o t’i dënojë ata që i shkelin ndalesat”, tha Kostadinov.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat