Radhë para bankave, s’respektohet distanca

Maqedonia

Radhë para bankave, s’respektohet distanca

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 15:47
Foto Ilustrim

Rrëmujë, shtyrje dhe mosrespektim të protokolleve. Kjo ishte pamja e sotme para Drejtorisë së librave amë. Qytetarët me orë presin të dorëzojnë apo të marrin ndonjë dokument. Thonë që protokolle ka, por nuk ka kush t’i zbatojë siç duhet. Në hyrje të këtij dikasteri, lejohet hyrja e numrit të caktuar të personave, duke mbajtur maska.

 “Radha nuk duhet të bëhet kështu, është konfuze. Mund të bëhet më mirë, po të kishte dikush ta bëj këtë, do të ishim më të lumtur ne qytetarët”

  “I kam dorëzuar para disa ditëve, vetëm duhet të marr dokument gjegjësisht certifikatën e lindjes, që është dorëzuar në mënyrë elektronike. Sa kohë jeni këtu? Më shumë se 25 minuta”

Rrëmujë shihej edhe para godinës së DAP kurse lejohej hyrja e vetëm një personi, me mbajtje të obligueshme të maskës. Por, para hyrjes kishte shumë qytetarë që nuk mbanin distancën ndërsa një pjesë nuk mbanin as maska.

 “Lëshojnë nga një, nga dy, nuk e di si bëhet kjo, por nuk është mirë”

Për dallim nga institucionet shtetërore, pamja para bankave dhe marketeve ishte më ndryshe. Njerëz me maska për hyrje pritnin në vendet e shënuara. Tashmë tre muaj vlejnë rregullat dhe masat e njëjtë për hyrje në market, bankë apo institucion shtetëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat