Numri i lartë i rasteve me Covid-19, shqyrtohet ashpërsimi i masave - Bota Sot
Numri i lartë i rasteve me Covid-19, shqyrtohet ashpërsimi i masave

Maqedonia

Numri i lartë i rasteve me Covid-19, shqyrtohet ashpërsimi i masave

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 16:19
Foto Ilustrim

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, Komisioni për Sëmundje Infektive, në përbërje të zgjeruar në të cilën kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të MPB-së, drejtorët e qendrave shëndetësore, epidemiologët, kanë shqyrtuar ashpërsimin e masave. Përkundër insistimit, nga Komisioni thanë se sot nuk do të ketë vendim përfundimtar.

“Si një nga pikat është mbyllja e sërishme e objekteve gastronomike,  dhe do të diskutohen masa të tjera rigoroze, të cilat njoftohen të hyjnë në fuqi fundjavën e ardhshme”

Konfirmimi që në mbledhje u diskutua për aplikimin e masave shtesë rigoroze morëm edhe nga Ministri i Brendshëm Nake Çulev.

Kontrollet për mbajtje të maskave janë intensifikuar. Në bazë ditore kemi rreth 500 gjoba kundërvajtëse, për mos mbajtje të pajisjeve mbrojtëse. Kontrollet në ambientet gastronomike janë intensifikuar po ashtu”-tha Naqe Çulev, ministër i Brendshëm.

Sipas informacioneve që morëm, deri nesër duhet të vendoset nëse do të ndalohet falja e xhumasë dhe ndalimi i shkuarjes në varreza për shkak të festës së krishterë Dita e shpirtrave.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat