Ryshfet për të kaluar kufirin pa test negativ për koronavirus?!

Maqedonia

Ryshfet për të kaluar kufirin pa test negativ për koronavirus?!

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 16:39
Foto Ilustrim

Në pikën kufitare në Tabanoc dyshohet për korrupsion. Katër shtetas të cilët po ktheheshin nga Italia thonë se kanë paguar 600 euro për të hyrë në vend, pa e treguar testin negativ të koronavirusit.

Mësohet se rasti është zbuluar rastësisht nga policët rajonal të Shtipit. Gjatë kontrollit rutinë policët kanë ndaluar makinën me 4 personat dhe kanë konstatuar se kanë bërë shkelje gjatë hyrjes në kufi. Nga MPB konfirmojnë rastin, por thonë se me detaje do të dalin pas mbarimit të hetimeve.

Ministria e Punëve të Brendshme:

“Është duke u zhvilluar kontroll i brendshëm në pikën kufitare në Tabanoc për zbardhjen e plotë të rastit. Kemi nisur me procedurën e masave disiplinore, por në rast të konstatimit të shkeljeve eventuale përveç përjashtimit nga puna do të pasojnë edhe procedurat tjera penale”

Sipas burimeve tona, i gjithë ndërrimi është suspenduar përkohësisht nga puna. Shefja e ndërrimit S.M. dhe kujdestarë policë S.T., M.T., F.I., M.P., E.F., O.P., si dhe D.S. Për këtë të fundit ekziston dyshimi se iu kanë gjetur para gjatë kontrollit të brendshëm mëngjesin e djeshëm në kufi.  Autoritetet thonë se 4 personat nga Shtipi janë dërguar në karantinë shtetërore dhe ndaj tyre përveç testeve për CoVid-19, do të pasojnë edhe kallëzimet penale në Prokurorinë Publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat