Shtip, qytetarët refuzojnë masat kufizuese

Maqedonia

Shtip, qytetarët refuzojnë masat kufizuese

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 16:40
Shtip

Shtipi është një nga vatrat e korona virusit. Që të pengohet përhapja, kompetentët shqyrtojnë masa shtrënguese. Por banorët i kundërshtojnë të njëjtat.

“Për shembull, kam nevojë të shkoj në Shkup në Klinikën e syve”.“Epo, mendoj që duhet të lejojnë nëse të gjithë i respektojnë masat”.

 Kreu i Komunës mendon për karantinë vetëm nëse përhapet virusi kurse shprehet që deri më tani është nën kontroll.

Bëhet fjalë për qytet me 50,000 banorë dhe një qendër rajonale, ku funksionimi i qytetit, ekonomisë, qytetarëve do të bllokohet plotësisht- deklaroi Blagoj Boçvarski, Kryetar i Komunës së Shtipit.

Një tjetër fabrikë është mbyllur sot, e shtata me radhë. Gjithsej 800 punëtorë janë në shtëpi.

Ata thonë se kolegët e tyre nuk po i përmbahen sa duhet izolimit. Shpresoj që institucionet të jenë më efikase në terren- pohoi Kristina Anpeva, Punonjëse tekstili.

E njëjta pamje edhe në Shtip si në gjithë vendin. Disa i respektojnë masat, disa jo. Në kafene, klientët nuk mbanin maska, dhe diku nuk kishte as distancë prej dy metrash midis tavolinave.

“Të them të vërtetën, unë jo, por për fëmijët, kam frikë”

“Koronavirusi për mua mund të them se është një version i pastrimit të parave”

“Njerëzit 90% i përmbahen, 10% nuk e respektojnë. Ato 10% i rrezikojnë ato 90 për qind”

 Në Shtip ka shtatë raste të reja të koronavirusit dhe 76 raste aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat