Qytetarët gjatë hyrjes në Maqedoni duhet të dorëzojnë test PSR për coroanvirus, përndryshe karantinë shtetërore - Bota Sot
Qytetarët gjatë hyrjes në Maqedoni duhet të dorëzojnë test PSR për coroanvirus, përndryshe karantinë shtetërore

Maqedonia

Qytetarët gjatë hyrjes në Maqedoni duhet të dorëzojnë test PSR për coroanvirus, përndryshe karantinë shtetërore

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 17:11
Foto Ilustrim

MPB njoftoi qytetarët se gjatë hyrjes në Maqedoni (këtu përfshihen edhe të huaj, por vetëm me vendbanim të rregulluar në shtet) duhet që në vendkalimin kufitar të jepet PSR test, jo më i vjetër se 72 orë dhe rezultati duhet të jetë negativ.

Ata që nuk do të kenë PSR test, nga vendkalimi kufitar me transport të organizuar nga Qeveria apo me transport personal me shoqërimin e MPB-së do të dërgohen në karantinë shtetërore për 14 ditë.

Gjatë ditës së sotme do të organizohet transport nga vendkalimi kufitar në karantinë shtetërore dy herë, ndërsa ata qytetarë që vinë në vend do të jenë në karantinë për 14 ditë.

Gjithashtu nëse duan qytetarët t’u bëhet testi PSR me kërkesë së tyre u mundësohet të bëjnë test. Nëse qytetarët që kanë test negativ, nënshkruajnë deklaratë për vetizolim prej 14 ditëve dhe kalojnë nga karantina në adresën e caktuar të dhënë në deklaratë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat