Bujar Osmani uron Abdullah Hotin për zgjedhjen e Qeverisë së re

Maqedonia

Bujar Osmani uron Abdullah Hotin për zgjedhjen e Qeverisë së re

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 18:37
Bujar Osmani

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot realizoi bisedë telefonike me Kryeministrin e ri të zgjedhur të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, me ç’rast ia uroi zgjedhjen e Qeverisë së re.

“Në këtë kohë të ndërlikuar të kanosjes nga pandemia COVID-19, këto janë lajme të mira të cilat njoftojnë për stabilitet politik, jo vetëm për Kosovën por për gjithë rajonin. Më lejoni që në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut t’ju uroj për zgjedhjen, me shpresë se së bashku si fqinj të afërt, do të vazhdojmë në ndërtimin e marrëdhënieve miqësore, në drejtim të plotësimit të qëllimit tonë të përbashkët, integrimin evropian të dy vendeve dhe në përgjithësi të gjithë rajonit”, theksoi Osmani.

Kuvendi i Kosovës sot me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim votoi për Qeverinë re të Abdullah Hotit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat