Filipçe: Shkupi është një njësi, me orën policore do ta mbrojmë të gjithë qytetin

Maqedonia

Filipçe: Shkupi është një njësi, me orën policore do ta mbrojmë të gjithë qytetin

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 11:59
Venko Filipçe

Prej sot nga ora 21:00 deri ditën e hënë në ora 5 e mëngjesit do të ketë orë policore për të gjithë qytetarët e komunave të Shkupit.

“Masat për kufizim të lëvizjes propozohen për të gjitha komunat, për shkak se qyteti është një njësi funksionale”, tha ministri Filipçe.

Sipas Institutit për Shëndet Publik, në Shkup deri dje ka pasur 392 raste. Prej tyre 97 janë në Çair, Saraj 47, Aerodrom 47, 47 Butell, Gazi Babë 38, Qendër 24, Karposh 17, Kisella Voda 17, Studeniçan 13, Gjorçe Petrov 11, Ilinden 10, Shuto Orizare9, Haraçinë 8, Petrovec 5 dhe Sopishte 5.

“Shkupi është një një njësi funksionale. Shumë njerëz, e thanë edhe anketat e pyetësorit të të infektuarit, me kontaktet e tyre, po qarkullojë në gjithë qytetin. Me këtë masë po e mbrojmë gjithë territorin e Shkupi”, tha Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat