Lejet për lëvizje vazhdojnë të vlejnë, procedura për leje të reja mbetet e njëjtë

Maqedonia

Lejet për lëvizje vazhdojnë të vlejnë, procedura për leje të reja mbetet e njëjtë

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 13:05
Foto Ilustrim

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratë, njofton se lejet për lëvizje, të dhëna më parë, të cilat janë përcaktuar si të përhershme, vazhdojnë të vlejnë edhe gjatë fundjavës, në fakt nga data 5 deri më 7 qershor. Për të tjerët, vazhdojnë të vlejnë procedurat e njëjta për marrje të lejes për lëvizje.

Siç thuhet në kumtesë, kategoria e lejeve për lëvizje të dhëna nga MSHIA përfshin: përfaqësues të institucioneve me vendim të Shtabit të Krizës së Qeverisë, punonjës të mediave në detyrë, që kanë nevojë për punë në terren, punonjës në furra të vogla/furra buke (deri pesë punëtorë) me dokument si dëshmi se është mikro ndërmarrje.

Kjo kategori përfshin gjithashtu punëtorë në ndërmarrje funerali, kategori të caktuara të fermerëve, me vendim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, kujdestarë të regjistruar të kafshëve në Lidhjen Kinologjike, gjahtarë të shoqatave të regjistruara, ndërmarrje publike, parqe kombëtare.
Nga MSHIA-ja theksojnë se të gjitha lejet për lëvizje që ajo ofron, janë në dispozicion përmes internet portalit uslugi.gov.mk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat