Bytyqi: Testimi për COVID -19 doli negativ

Maqedonia

Bytyqi: Testimi për COVID -19 doli negativ

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 11:57
Fatmir Bytyqi

Këshilltari për ekonomi i Qeverisë, Fatmir Bytyqi përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se testi i tij për koronavirus ka rezultuar negativ. Bytyqi ishte në izolim për shkak të kontakteve që kishte pasur me nënkryetarin e LSDM-së Muhamed Zekiri dhe me drejtoreshën e DAP-it, Sanja Llukarevska të cilët kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

“Testimi për COVID -19 doli Negativ. I falemnderoj të gjithë ata që më kontaktuan dhe shprehën kujdes.Të gjithë atyre që janë në vetëizolim dhe në pritje, ju dëahiroj lajme të mora. Atyre që janë pozitiv dhe luftojnë me virusin ju dëshiroj shërim të shpejt dhe të lehtë!”, ka shkruar Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat