Mickoski: Nuk ka parim fituesi me fituesin, por programi me programin

Maqedonia

Mickoski: Nuk ka parim fituesi me fituesin, por programi me programin

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 12:05
Hristijan Mickoski

Kreu i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, deklaroi se që nga 2016-ta në Maqedoni më nuk vlen parimi “fituesi me fituesin” për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare.

Tha se pas zgjedhjeve do të koalicionojë me partinë që do të ketë program më të mirë.

“Me zgjedhjet e 2016-tës, parimi ‘fituesi me fituesin’ praktikisht më nuk ekziston dhe tani do të vlejë rregulli ‘programi me program’, kuptohet. Me çdo parti politike që është e gatshme të koalicionojë me VMRO-DPMNE-në, do të ulemi, të flasim, të përcaktojmë programet, do të përpiqemi të bëjmë një sinergji me ato programe” theksoi Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat