Dy viktima dhe 177 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Maqedonia

Dy viktima dhe 177 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 14:06
Foto Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1.245 teste të realizuara, 177 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Në Shkup janë regjistruar 105 raste, në Kumanovë-26, në Dibër-1, Shtip-15,Tetovë-13, Strugë-1, Veles-1, Manastir-1, Ohër-1, Gostivar-8, Gjevgjeli-2, Vallandovë-1, Sveti Nikollë-1, Negotinë-1.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit dy pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Viktimat janë nga Kumanova dhe Shkupi.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 8 pacientë të shëruar. Tre nga Shkupi, 1 nga Prilepi dhe 4 nga Velesi.

Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 2.787 persona me koronavirus, prej të cilëve 1629 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 149 pacientë. Për momentin ka 1009 raste aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat