Zaev për kërkesën e BDI-së: Nëse ky është kusht për koalicion, atëherë BDI nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme

Maqedonia

Zaev për kërkesën e BDI-së: Nëse ky është kusht për koalicion, atëherë BDI nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 14:31
Zoran Zaev

I pyetur për qëllimin dhe kërkesën e BDI-së se është koha për kryeministër shqiptar në zgjedhjet e ardhshme, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev tha  se “nëse BDI ka kusht të këtillë për koalicion për Qeverinë, atëherë BDI nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme”.

“Nëse LSDM fiton në zgjedhje, unë jam kandidati për Kryetar të Qeverisë dhe do të jem kryeministër që në mënyrë të barabartë do të luftojë për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, gjë që e kam dëshmuar në të gjitha politikat e mia gjatë viteve. Në përputhje me këtë, nëse BDI ka kusht të këtillë për koalicion për Qeverinë, atëherë BDI nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme” tha Zaev.

Në përgjigjen e tij Zaev po ashtu shkruan se sipas Kushtetutës, deputetët në Kuvend zgjidhen sipas vullnetit të qytetarëve, e jo sipas përkatësisë etnike të njërit kandidat ose tjetrit.

“Në vendin tonë mandatar për Kryetar të Qeverisë mund të jetë secili qytetar që do të sigurojë mbështetjen e të paktën 61 deputetëve. E saktë se qytetarët në shoqërinë tonë gjithnjë e më shumë i tejkalojnë barrierat etnike, por më e rëndësishme se kjo është se gjatë zgjedhjeve ata para së gjithash udhëhiqen prej cilësive të kandidatit dhe veçanërisht sjelljes së tij ndaj qytetarëve, nga përkushtimi i tij shoqëror për të mirën e të gjithë qytetarëve dhe shtetit, si dhe shembullin personal që kandidati e lë si shenjë para qytetarëve” thotë kreu socialdemokrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat