Kapen 25 migrant në autostradën Shkup-Veles

Maqedonia

Kapen 25 migrant në autostradën Shkup-Veles

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 14:41
Emigrantet

Dje rreth orës 04:00 në autostradën Veles-Shkup, në pikën “Rruga e Maqedonisë” pas Velesit, policia ka gjetur 25 migrantë, të cilet po barteshin në mënyrë të paligjshme në tre makina. Makinat janë të tipit “Audi”, “Volkswagen” dhe një “Mercedes” i cili ishte përmbysur, të gjithë me targa të Shkupit.

Më parë, automjetet ishin parë në afërsi të Demir Kapisë, deri sa policia kishte urdhëruar ndalimin e tyre, ata kanë vazhduar qarkullimin drejt Shkupit. Policia po punon në zbardhjen e plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat