Qytetarët e Maqedonisë shprehen pozitivisht për Bashkimin Evropian dhe SHBA-të

Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë shprehen pozitivisht për Bashkimin Evropian dhe SHBA-të

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 14:47
Foto Ilustrim

Sipas një sondazhi në disa shtete të Ballkanit Perëimdor që e zbatoi Qendra e Instituit Ndërkombëtar Republikan (IRI), zbulohen mendime të ndara për Shtetet e Bashkuara si një partner ekonomik dhe politik, por edhe entuziazëm për lidhje më të forta me Bashkimin Evropian (BE). Vendet e anketuara ishin: Bosnja dhe Hercegovina (BH), Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.

“Përskaj përpjekjeve të shumta të Kinës dhe Rusisë për të ushtruar ndikim në Ballkanin Perëndimor, ky sondazh tregon se shumica në rajon i drejtojnë interesat e tyre kah Perëndimi”, tha drejtori rajonal i IRI-it për Evropë Pol Mëkkarthi. “Mbështetja e vazhdueshme nga ShBA-ja dhe BE-ja në forcimin e demokracisë në të gjithë rajonin është kyçe për konsolidimin e këtij trendi pozitiv dhe aftësimin e këtyre vendeve që t’ju rezistojnë shkeljeve të fuqive autoritare.”

Të pyetur se cilët kombe janë partnerët më të rëndësishëm ekonomik, publiku dha përgjigje të ndarë, ku shumica dërmuese (94 për qind) në Kosovë përmendi Shtetet e Bashkuara, në krahasim me vetëm 13 për qind të popullatës në Serbi që ndante ndjenjën e njejtë. Një shumicë e fortë në Serbi emëroi Rusinë (73 për qind) dhe Kinën (71 për qind) midis partnerëve më të rëndësishëm ekonomik.

Ngjashëm, shumica e popullatës në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut e konsiderojnë ShBA-në ndër partnerët më të rëndësishëm politik të vendeve të tyre, si shumica e Malit të Zi. Kurse në Bosnjë dhe Hercegovinë si dhe në Serbi, pjesa e të anketuarve që e shohin ShBA si partner kryesor politik është më e ulët (përkatësisht 29 për qind dhe 15 për qind).

Entuziazmi për anëtarësim në BE mbetet gjithashtu i lartë: Kur u pyetën se si do të votonin nëse të nesërmen do mbahej një referendum, shumica e të anketuarve në të gjitha vendet tha se do të votonin në favor të integrimit në BE. Në Kosovë, një shumicë dërrmuese (93 për qind) mbështesin pranimin, dhe shumica e fortë në BH (76 për qind) dhe Maqedoni të Veriut (74 për qind) gjithashtu do të votonin për t’u anëtarësuar në BE.

Përkundër këtyre gjetjeve pozitive, shqetësimi për dezinformimin ishte i dukshëm në pesë vendet e anketuara, duke treguar se narrativet e rreme që shtyhen shpesh nga aktorët malinjë paraqesin një problem të vazhdueshëm në Ballkanin Perëndimor. Shumica në BH, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Serbi ranë dakord që informacioni i gabuar ose i rremë në media është ose “shumë” ose “disi” problematik për vendet e tyre. Për më tepër, shumica e të anketuarve në të pesë vendet thanë se hasin në informacione mashtruese ose të rrejshme në media ose “çdo ditë”, “pothuajse çdo ditë”, ose “disa herë në javë”.

“Pasi pjesa më e madhe e dezinformatave që qarkullojnë në Ballkan burojnë nga fuqitë autoritare si Kina dhe Rusia, qetëson fakti që qytetarët e Ballkanit njohin problemet e shkaktuara nga ky fenomen,” tha Mëkkarthi. “Pandemia COVID-19 e ka vlerësuar qasjen në informacione të besueshme më të rëndësishme se kurrë më parë – duke nënvizuar rëndësinë jetike të luftës kundër dezinformatave në Ballkan dhe globalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat