Kasami: Dështimet e BDI-së nuk mund të mbulohen me ide populiste

Maqedonia

Kasami: Dështimet e BDI-së nuk mund të mbulohen me ide populiste

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 15:47
Bilall Kasami

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami thotë se “dështimet e 18 viteve qeverisje nuk mund të mbulohen duke lëshuar ‘një grusht miza’ për kërkesa të cilat janë të definuara me ligj se si formohen qeveritë”.

“Idenë e hedhur nga kryetari i BDI-së për kryeministër shqiptar në këto rrethana kur tashmë kemi të caktuara listat e kandidatëve për deputet si dhe proces zgjedhor të pauzuar, e llogarisim si populiste dhe vetëm për përfitime të pak poenave politike.

Hedhja e kësaj ideje në këtë moment më shumë i ngjan arsyetimit se BDI do shkojë në opozitë dhe para votuesve të vet të arsyetohet se ‘ja nuk na dhanë kryeministrin dhe ne duhet të dalim në opozitë'”, thotë Kasami.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat