Zaev hedh poshtë idenë e Ahmetit: Nëse fitojmë unë bëhem kryeministër

Maqedonia

Zaev hedh poshtë idenë e Ahmetit: Nëse fitojmë unë bëhem kryeministër

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 15:51
Zaev- Ahmeti

Kryetari i LSDM-së në profilin e tij në Facebook hodhi poshtë idenë e Ali Ahmetit se ka marrëveshje që kryeministri i ardhshëm të jetë shqiptar. Zaev shkroi se kryeministri mund të jetë kushdo që do të sigurojë së paku 61 deputetë dhe se sipas Kushtetutës, deputetët zgjidhen sipas vullnetit të qytetarëve, e jo sipas përkatësisë etnike të një ose një kandidati tjetër.

Zaev deklaroi gjithashtu se është e vërtetë që qytetarët në shoqërinë tonë gjithnjë e më shumë po i tejkalojnë barrierat etnike, por më me rëndësi është që, kur të zgjidhen, të udhëhiqen para se gjithash, nga cilësitë e kandidatit dhe veçanërisht nga raporti i tij ndaj qytetarëve. Shtoi se, nëse LSDM fiton zgjedhjet, ai do të jetë kandidati për kryetar qeverie.

“Sipas kësaj, nëse BDI ka kusht të tillë për koalicion qeverie, atëherë BDI nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme”, ka shkruar Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat