Dita e dytë e karantinës 80-orëshe në Maqedoni - Bota Sot
Dita e dytë e karantinës 80-orëshe në Maqedoni

Maqedonia

Dita e dytë e karantinës 80-orëshe në Maqedoni

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 10:10
Ilustrim

Për qytetarët e të gjitha komunave në Shkup, komunat përreth Shkupit Haraçinë, Zhelenikovë, Ilinden, Petrovec dhe Studeniçan, në komunat Kumanovë, Likovë, Shtip, Karbinci, Tetovë, si dhe Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunoc, sot janë në ditën dytë të karantinës së plotë e cila do të zgjas deri të hënën.

Ora policore 80-orësh filloi të enjten në 21:00 pasdite dhe do të zgjasë deri të hënën në 05:00 të mëngjesit.

Sipas vendimit të Qeverisë në të gjitha qytetet e tjera sot dhe nesër, lëvizja e të gjithë qytetarëve është e ndaluar pas orës policore, e cila fillon në orën 16:00 dhe zgjat deri ditën tjetër deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Për shkak të festës fetare të krishtere deri ditën e hënë është e ndaluar edhe vizitat nëpër varrezat e vendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat