Greqia më 1 korrik do të hapë kufirin me Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Greqia më 1 korrik do të hapë kufirin me Maqedoninë e Veriut

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Kufijtë tokësorë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Greqia do t’i hapë me 1 korrik, e jo më 15 qershor siç u paralajmërua fillimisht, ndërsa do të funksionojnë vetëm disa vendkalime, prej të cilave vetëm Evzoni (Bogorodicë), drejt vendit Maqedonisë së Veriut.

“Lidhur me arritjet përmes kufijve tokësorë, nga 1 korriku kemi heqje të restriksioneve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nëse gjithçka shkon sipas planit”, tha ministri grek i Turizmit, Haris Teoharis, në konferencën e sotme për shtyp në prag të sezonit turistik.

Edhe pse në Greqi nga dita e hënë zyrtarisht fillon sezoni turistik, kufijtë tokësorë me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë, do të mbeten të mbyllura prej 15 deri 30 qershor të këtij viti, me përjashtim të udhëtimeve absolutisht të domosdoshme zyrtare, ndërsa megjithatë kufiri me Bullgarinë do të mbetet i hapur.

Lidhur me transportin ajror, për periudhën prej 15 deri 30 qershor, do të lejohen fluturime edhe nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, por vetëm për qëllime konkrete, e jo edhe për turistë dhe kjo vlen vetëm për aeroportin në Athinë. Në aeroportin në Selanik nuk lejohen fluturime nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Të gjithë turistët të cilët pas 1 korriku do të arrijnë në Greqi, do të duhet të plotësojnë formular (Passenger Load factor), me të dhëna për kontaktet e tyre në Greqi, do të bëhen teste sipas zgjedhjes së rastësishme, ndërsa rastet eventuale pozitive do të jenë 14 ditë në karantinë në hotel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat