​Covid-19, brenda 24 orëve janë izoluar 790 persona në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

​Covid-19, brenda 24 orëve janë izoluar 790 persona në Maqedoninë e Veriut

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 14:46
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin 790 personave u është dhënë vendim për izolim , derisa 214 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.

Policia ka kryer kontrolle të rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim ku janë regjistruar gjashtë shkelje të masës së izolimit-vetizolimit.

Nga MPB gjithashtu informojnë se 1071 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, gjegjësisht mbajtjen e maskës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat