Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, URMV do të ndihmojë në testimin për Covid-19

Maqedonia

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, URMV do të ndihmojë në testimin për Covid-19

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Ushtria e Republikës së Maqedonisë, me mbështetjen i është bashkuar testimit të qytetarëve për coronavirus, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

“Një ekip i stafit teknik nga Qendra Mjekësore Ushtarake doli në terren, i ndihmuar nga ekipe të Qendrës për Shëndet Publik (QSHP-së), për t’i ndihmuar ata në marrjen e mostrave të testimin për virusin Covid-19. Me këtë mbështetje nga Ushtria, kapaciteti do të forcohet në mënyrë të konsiderueshme, por gjithashtu do të lehtësohet puna e ekipeve nga QSHP. Ekipi nga Qendra Mjekësore Ushtarake është i përfshirë për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse, të bashkëpunojnë me epidemiologët dhe të japin informacione të sakta në anketat epidemiologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat