Mësimi online ka shkaktuar stres mesatar tek nxënësit

Maqedonia

Mësimi online ka shkaktuar stres mesatar tek nxënësit

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 19:46
Ilustrim

Nxënësit e shkollës fillore “Imri Elezi” në Shkup kanë shfaqur nivel mesatar të stresit, gjatë realizimit të procesit mësimor online në kushte pandemie. Një studim i realizuar nga psikologja  dhe mësimdhënësit e shkollës ka treguar se faktorë kryesorë të rritjes së stresit kanë qenë distanca sociale nga shoqëria e klasës dhe mësimdhënësit, si dhe paqartësia e detyrave. Kjo ka bërë që nxënësit shpesh të kenë vështirësi në kryerjen e obligimeve të dhëna nga mësimdhënësit.

Unë si psikologe e shkollës kam propozuar të përmirësohet krijimi i kushteve në ndërveprimin nxënës dhe mësimdhënës. Ajo që është më e rëndësishmja për nxënësit, pasi të kryhet përfundimi i vitit shkollor, nxënësit të shpërblehen me një notë më tepër nga ajo që kanë treguar rezultat gjatë këtyre aktiviteteve që janë përfshirë në këtë periudhë të pandemisë Covid 19”-pohoi Sejhan Jashari, psikologe në sh.f “imri Elezi”.

Mësimdhënësit kanë hasur vështirësi edhe gjatë vlerësimit të nxënësve, posaçërisht të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Madje, në disa raste, nxënësit me sukses mesatar dukshëm kanë përmirësuar suksesin e tyre gjatë mësimit online.

 Problem kemi hasur tek nxënësit me nevoja të veçanta kur ata kanë pasur nevojë më shumë për ndihmën tonë. Në këtë rast prindërit kanë treguar një pikë të lartë të bashkëpunimit me fëmijët. Dallohen, se ato kanë punuar me ndihmën e prindërve, nuk i kemi pasur ne afër, aty për aty, ka qenë ajo ndihma e prindërve që e kanë bë”-tha Emine Ramuka, mësuese në sh.f “Imri Elezi”.

Në studimin për identifikimin e nivelit të stresit gjatë realizimit të mësimit online u përfshinë 224 nxënës të shkollës “Imri Elezi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat